Sugjerojmë:

Donuts të shijshme me pure kungulli

Donuts të shijshme me pure kungulli

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Një version më i shëndetshëm krahasuar me ato që keni provuar më parë! Pa harruar edhe shijen e mirë gjithashtu...

Ingredientët

  • 1 ½ filxhan me pure kungulli
  • 1/3 filxhan me qumësht
  • 1/3 filxhan me gjalpë të shkrirë
  • ¼ filxhan me vaj luledielli
  • 1 filxhan me sheqer kaf
  • 2 vezë
  • 2 ½ filxhanë me miell
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • ¼ lugë çaji kripë
  • 1/3 filxhan me gjalpë të shkrirë, për lyerje në sipërfaqe
  • ½ filxhan me sheqer+1 lugë gjelle kanellë (të përziera bashkë)

Udhëzimet

1

Tek një enë kombinoni përbërësit e thatë dhe tek një enë tjetër ata të lëngshmit. I përzieni mirë dhe në fund i bashkoni bashkë.

2

Trazojini derisa të merrni një masë homogjene.

3

Merrni një tavë specifike për donuts (që është e ngjashme me atë të muffins) dhe shtoni mbushjen që përgatitët.

4

I fusni në furrë për 200 gradë për 15 minuta. Bëni provën e stikadentit për të kuptuar nëse janë gati. Nëse stikadenti del i pastër, atëherë ato janë gati për t’u nxjerrë nga furra.

5

I lini të ftohen për gati 5 minuta dhe më pas i lyeni sipër me gjalpin e shkrirë, plus me sheqerin dhe kanellën. Shijojini!

Lini një koment