Sugjerojmë:

Çfarë të hash kur ndihesh shumë i lodhur

Mungesa e energjisë mund të ndikojë në aktivitetet tuaja të përditshme dhe t’ju bëjë më pak produktivë.

Edhe pse të gjitha ushqimet ju japin energji, disa ushqime përmbajnë lëndë ushqyese që mund të ndihmojnë në rritjen e niveleve të energjisë juaj dhe të mbajë vigjilencën dhe përqendrimin tuaj gjatë gjithë ditës.

Ja 6 nga më të rëndësishmet:

Bananet 
Ato janë një burim i shkëlqyeshëm i karbohidrateve, kaliumit dhe vitaminës B6. Të gjitha këto mund të ndihmojnë në rritjen e niveleve të energjisë në trupin tuaj.

Vezët 
Vezët janë të mbushura me proteina, të cilat mund t’ju japin një burim të qendrueshëm të energjisë.

Mollët
Për shkak të përmbajtjes së tyre të pasur me sheqerna dhe fibra natyrale, mollët mund të ofrojnë një lëshim të ngadaltë dhe të qendrueshëm të energjisë.

Kosi
Karbohidratet në kos janë kryesisht në formën e sheqernave të thjeshtë, siç janë laktoza dhe galaktoza. Kur prishen, këto sheqerna mund të japin energji të gatshme për t’u përdorur.

Çokollata e zezë
Përmban komponime stimuluese si theobromina dhe kafeina, të cilat janë treguar se përmirësojnë energjinë mendore dhe gjendjen shpirtërore.

Tërshëra
Tërshëra është e pasur me vitamina dhe minerale që ndihmojnë në procesin e prodhimit të energjisë. Këto përfshijnë vitaminën B, hekur dhe mangan./neps.al 

Lini një koment