Sugjerojmë:

Çaj i ftohtë mali me luleshtrydhe

Çaj i ftohtë mali me luleshtrydhe

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Aromatik, i lehtë, pa konservantë. Shijojeni në çast dhe të freskët nga duart tuaja!

Ingredientët

  • 1 litër ujë
  • 1 tufë me çaj mali
  • 3 lugë gjelle mjaltë
  • lëngu i 1 portokalli
  • lëngu i qitroje (portokall i kuq)
  • 4 luleshtrydhe

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me ujë të valuar, zieni çajin e malit për 5 minuta.

2

Më pas e kulloni dhe e lini të ftohet.

3

E kaloni në një kanë, i shtoni akull, lëngun e portokallit dhe të qitros.

4

I përzieni mirë dhe në fund i shtoni luleshtrydhet e prera në copa të vogla (opsionale).

5

Shërbejeni nëpër gota duke e ëmbëlsuar me mjaltë.

Lini një koment