Sugjerojmë:

Byreçka të ëmbla mbushur me pure kungulli e arra

Byreçka të ëmbla mbushur me pure kungulli e arra

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Kungulli do i japë një shije fantastike kësaj recete të thjeshtë!

Ingredientët

  • 1 petë sfoliatë e gatshme
  • 125 gram arra
  • 2 lugë gjelle sheqer kaf
  • 1 lugë kafe kanellë
  • ¼ kungull
  • 1 e verdhë veze

Udhëzimet

1

Kungullin lajeni mirë, e prisni në 4 pjesë. 1 copë e fusni në furrë për ta pjekur për 25 minuta në temperaturë 180 gradë.

2

Pas kësaj e nxirrni dhe me ndihmën e një lugë gjelle i merrni tulin.

3

Në një enë bashkoni tulin e kungullit, sheqerin, arrat e thërrmuara dhe kanellën. I përzieni mirë të gjitha.

4

Hapni në tavolinën e punës petën sfoliatë, e prisni në shirita të gjatë. Vendosni tek secila 1 lugë gjelle nga masa që përgatitët. Në fund e palosni në formë drejtëkëndëshe.

5

Sipër i lyeni me pak të verdhë veze, duke u munduar të mbyllni edhe cepat që mbushja të mos dalë jashtë gjatë pjekjes.

6

Tani i vendosni në një tavë ku keni vendosur më parë një letër kuzhine. I shtypni pak cepat me ndihmën e një piruni.

7

I fusni në furrë për 20 minuta në temperaturë 180 gradë celsius.

8

Kur të jenë gati i nxirrni jashtë dhe i shtoni sipër pak sheqer pluhur. Ju bëftë mirë!

Lini një koment