Sugjerojmë:

Bukë me presh dhe djathë të bardhë. Recetë e lehtë dhe aspak kalorike!

3 presh
150 gram miell
75 gram djathë të bardhë (shpëlajeni mirë që të mos ketë shumë kripë)
½ gotë ujë të vakët
1 dorë fara luledielli, kungulli dhe lini
Pak vaj ulliri
Kripë, piper

1.Lani mirë preshin, e prisni imët dhe e skuqni në një tigan me pak vaj ulliri. I shtoni kripë, piper dhe kur të jenë zbutur i lini mënjanë.

2.Në tavolinën e punës shtoni miellin. Në mes shtoni kripën dhe ujin e vakët. Filloni punoni mirë masën.

3.Pasi ta keni formuar brumin shtoni në mes farat dhe punojeni sërish.

4.Shtoni edhe 1 lugë gjelle vaj ulliri.

5.Në një enë përzieni preshin e skuqur me djathin e bardhë. Tani ia shtoni brumit në mes dhe vazhdoni ta punoni mirë me duar.

6.Merrni një tavë me formë sipas dëshirës dhe shtroni në të bukën e përgatitur me presh.

7.E fusni në furrë për 20 minuta në temperaturë 180 gradë.

8.Ju bëftë mirë!

Lini një koment