Sugjerojmë:

Biskota me reçel, receta klasike e periudhës së Krishtlindjeve!

171 gram gjalpë jo i kripur, i butë
1 vezë e madhe
100 gram sheqer
224 gram miell
110 gram reçel sipas dëshirës
Ekstrakt vaniljeje
1/2 lugë çaji fryrës ëmbëlsirash
1/2 lugë çaji kripë

1.Ndizni furrën në temperaturë 176°C.
2.Shtroni letër furre në dy tepsia biskotash dhe lërini mënjanë.
3.Në një tas rrihni gjalpin dhe sheqerin për rreth 3 minuta.
4.Shtoni vezën dhe vaniljen dhe vazhdoni përzieni.
5.Shtoni përbërës të thatë në dy raunde derisa brumi të jetë homogjen.
6.Duke përdorur një lugë të vogël ose mesatare akulloreje, shpërndani brumin tek tepsiat.
7.Lini gjurmën e gishtit tuaj të madh në mesin e biskotës duke krijuar një gropëz.
8.Mbushni gropëzën me një lugë të vogël reçel.
9.Piqini biskotat përr rreth 13-14 minuta, ose deri sa skajet e biskotave të kenë marrë ngjyrë të artë.
10.Lërini të ftohen përpara se ti servirni.

Lini një koment