Sugjerojmë:

8 ushqimet që nuk duhen ringrohur asnjëherë në mikrovalë!

Studimet kanë treguar se ringrohja e disa ushqimeve të preferuara mund të jetë e dëmshme për shëndetin, veçanërisht nëse ato nuk janë ruajtur më parë në mënyrën e duhur në frigorifer apo jashtë tij.

Ja cilat janë 8 prej tyre: 

Selinoja, spinaqi dhe panxhari
Nitratet e këtyre perimeve mund të kthehen në toksike pas ngrohjes, por dhe të kenë veti kancerogjene kur ngrohen për herë të dytë.

Kërpudhat
Kërpudhat duhet të konsumohen menjëherë pas gatimit. Proteinat e tyre shpërbëhen që në momentin që priten dhe kjo nuk është gjë e mirë për stomakun.

Vezët
Të rinxehësh proteinat e një veze të zierë apo të fërguar mund të përbëjë rrezik helmimi dhe mund të shkaktojë rrënim në sistemin tretës.

Image result for no microwave foods

Patatet
 Temperaturat e ngrohta mund të nxisin rritjen e botulizmit, një bakterieje e rrallë. Botulizmi mund të zhduket me një ngrohje të shpejtë në mikrovalë, kështu që më e mira është t’i mbash të freskëta, në mënyrë që të shmangësh çdo problem që mund të lindë nga ringrohja.

Orizi
Orizi i papjekur mund të përmbajë në spore bakterie që mund të shkaktojnë helmim. Kur orizi është i gatuar, sporet mund të mbijetojnë, ndërsa nëse lihet në temperaturë dhome, sporet mund të shumohen dhe të prodhojnë një lloj helmi, i cili shkakton të vjella si dhe diarre. Ndaj dhe ringrohja e orizit nuk të shpëton nga mospërballja me këto lëndë helmuese.

Pula
Nëse do ta ngrohësh për herë të dytë mishin e pulës, por edhe çdo lloj tjetër mishi, më parë sigurohu që është gatuar plotësisht edhe në brendësi./neps.al 

Lini një koment