30-60 min/ Dreka/ Kuzhinë/ Kuzhinë italiane/ RECETA/ SA KOHË KE?

Ravioli kungulli me shparguj dhe mish pule

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)
Loading...

Ingredientët

  • 2 pako ravioli frigoriferi me kungull
  • 2 filxhanë shparguj
  • Gjysëm kile gjoks pule
  • Kripë
  • Piper i zi
  • 1 lugë çaji vaj ulliri
  • 3 lugë çaji gjalpë
  • 1 qepë e njomë e copëtuar
  • 1 lugë çaji sherbelë
  • 1 thelpi hudhër e copëtuar
  • Djathë pecorino për servirje

Udhëzimet

1

Gatuani raviolit sipas udhëzimeve të paketës duke shtuar shpargujt minutën e fundit të gatimit.

2

Kullojini dhe rezervoni 1/2 gotë ujë makaronash.

3

Ndërkohë marinoni mishin e pulës me kripë dhe piper të zi.

4

Gatuajeni në vaj ulliri mbi ngrohje mesatare në një tigan të madh, të mbuluar pjesërisht.

5

Ulni pak nxehtësinë dhe në mes shtoni gjalpin dhe gatuajeni deri sa të marrë ngjyrë kafe të artë, 1 - 2 minuta.

6

Shtoni qepët dhe gatuajini deri sa të marrin ngjyrë të artë 2 - 3 minuta.

7

Përzijini me sherbelë dhe hudhër.

8

Gatuajini për 1 minutë dhe shtojini tek raviolit me shparguj dhe lëngun e rezervuar.

9

Shtoni kripë dhe piper për shije dhe sherbejeni me pecorino dhe mish pule të copëtuar.

You Might Also Like