KËSHILLA/ Kuzhinë/ LAJME

Në kuzhinë me gjyshen: Si të pjekim peshkun në zgarë pa u ngjitur

Problemi më i madh i të gjitha amvisave është ushqimi që ngjitet kur piqet. Peshku është një nga ato që gjithmonë ngjitet në zgarë, në telat e zgarës.

Por sot në kuzhinë me gjyshen mësuam se nëse vendosim disa feta limoni poshtë peshkut, sipër telave peshku nuk do të ngjitet dhe do të piqet më së miri duke marrë super shije. Ja si duhet vepruar:

1.Merrni një limon dhe priteni në feta.

2.Vendosini fetat sipër zgarës.

3.Pastaj vendosni peshkun sipër limonit dhe futeni për ta pjekur.

You Might Also Like