Sugjerojmë:

Sallatë aziatike me kastraveca dhe fara susami

Sallatë aziatike me kastraveca dhe fara susami

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 2 kastraveca
  • 1 lugë çaji kripë
  • 2 lugë çaji sheqer
  • 2 lugë çaji uthull
  • 1 lugë gjelle fara susami
  • 2 thelpi hudhra
  • 1 lugë kafe piper të kuq
  • 3 degë borzilok (grirë imët)

Udhëzimet

1

Lani kastravecat,i mbështillini me një letër kuzhine dhe i shtypni me një çekiç kuzhine.

2

Pas kësaj i prisni me ndihmën e një thike në copa të vogla.

3

Kaloni kastravecat në një tas, shtoni kripën dhe 1 lugë sheqer. I përzieni mirë me dorë dhe i fusni në frigorifer për 30 minuta.

4

Për salcën bashkoni uthullën, sheqerin e mbetur, salcën soje, hudhrat e grira imët. I përzieni mirë. Tani shtoni kastravecat.

5

Shtoni piperin e kuq, farat e susamit dhe borzilokun. Pasi i keni përzierë për herë të fundit, sallata është gati për t’u shijuar!

Lini një koment